Ndryshim në mënyrën e realizimit të transaksioneve nga ana e klientëve – jorezident.

 

Të nderuar klient,

Ju lajmërojmë se në pajtim me rregullativën dhe aktet interne të Bankës, Eurostandard Banka SH.A. Shkup ka bërë ndryshim në mënyrën e realizimit të transaksioneve nga ana e klientëve – jorezident.

Duke filluar nga 01.12.2019 për çdo prurje devizore të arritur në vlerë të barabartë dhe më të madhe se 10.000 EURO në dobi të personave fizik dhe juridik që janë klient jorezident të Bankës, gjatë ndarjes të prurjes dhe miratimit të mjeteve në llogarinë e shfrytëzuesit, detyrimisht duhet të dorëzohen dokumente nga të cilat do të përcaktohet baza e prurjes, origjina e mjeteve dhe destinimi i mjeteve.

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës është i detyrueshëm për të gjithë prurjet mbi kufirin e përcaktuar dhe të njëjtat nuk do të realizohen pa bashkangjitjen e dokumentit përkatës.

Për informacione shtësë, Ju lutemi të informoheni në ekspoziturën më të afërt të Eurostandard Bankës SH.A. Shkup.

 

Me respekt,

Eurostandard Banka SH.A. Shkup