Notice: Trying to get property 'alias' of non-object in /home/eurostan/public_html/components/com_k2/router.php on line 292
Еуростандард Банка А.Д. - Скопје - Këtë verë Eurostandard Banka e shëndrron hapësirën e saj në promovues të artit

Notice: Trying to get property 'alias' of non-object in /home/eurostan/public_html/components/com_k2/router.php on line 292

Këtë verë Eurostandard Banka e shëndrron hapësirën e saj në promovues të artit

Të nderuar klientë,

Si një mbështetës shumëvjeçar i artit, por edhe kulturës në përgjithësi, këtë verë Eurostandard banka i bashkangjitet projektit “Aventurë verore me Kulturë” përmes të cilit Banka do ta promovojë letërsinë dhe autorët e rinj në ekspoziturat e saj.

Projekti i shtëpisë botuese “Kultura” nënkupton promovimin e shumë titujve të rinj dhe lirime në çmim të një numri të madh të librave bestseller nga më shumë autorë vendas dhe të huaj, letërsi profesionale, tekste shkollore, letërsi për fëmijë etj., përderisa Eurostandard banka do të jap hapësirën e saj në dispozicion me qëllim të promovimit të letërsisë dhe artit.

Në fakt, gjatë verës hapësirat e Eurostandard Bankës do të shëndrrohen në kënde letrare dhe krijuese në të cilat shumë autorë të rinj do të kenë mundësi që të paraqesin veprat e tyre, kurse për klientët e tyre, si pjesë të projektit, Banka shpall edhe një numër të madh të befasive, dhuratave, aktivitete të ndryshme interesante për adhuruesit e librit, si dhe përmbajtje për më të vegjëlit.


letna avantura so kultura

Në këtë kohë të pasigurtë në të cilën jetojmë, letërsia është arti që krijon botëra të reja të ndryshme, duke e bërë edhe botën tonë vend më të mirë për të jetuar. Pikërisht për këtë arsye, në bashkëpunim me Kulturën vendosëm që këtë verë edhe klientët tonë ti dërgojmë në një botë të re të titujve të ri, bestsellërve, vepra të autorëve të shumtë bashkëkohorë vendas dhe të juaj dhe një numër të madh të befasive, me çrast besojmë se do ta zbukurojmë dhe ndryshojmë përditshmërinë e tyre të paktën për një çast. I ftojmë të gjithë të interesuarit të urdhërojnë në një nga ekspoziturat tona, me qëllim që të veprojmë bashkë në drejtim të promovimit të artit dhe mbështetjes të autorëve të rinj” thonë nga Eurostandard banka.

Megjithatë edhe deri tani Eurostandard banka është bashkangjitur në më shumë iniciativa dhe fushata të shtëpisë botuese “Kultura” me qëllim të mbështetjes të letërsisë, kurse është një promovues shumëvjeçar dhe i sinqertë i kulturës në përgjithësi, duke mbështetur disa manifestime kulturore mes të cilave edhe “verën e Ohrit” dhe “Xhez-festivalin e Shkupit.”

Për më shumë informacione reth projektit “Avantura verore me Kulturë” dhe shpalljen e aktiviteteve, ndiqni faqen në Facebook të Eurostandard Bankës.


 Me respekt
EUROSTANDARD BANKA SH.A. SHKUP