Eurostandard banka do të realizojë pagesën në një ditë 50.000 përdoruesve të të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale

Të nderuar klientë,

Në 3 korrik të vitit 2020 (e premte), Eurostandard banka filloi me pagesën e të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore, dhe atë të gjithë përdoruesve, pa ndarje në grupe sipas radhës të alfabetit.

Janë paguar përdoruesit e ndihmës pagesore të cilët të hollat (paratë) e tyre i marrin në kartelë, klientët të cilët të hollat i tërheqin në sportelet e bankës, si dhe 20.000 përdorues të të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore të cilët të hollat e tyre i marrin në shtëpinë e tyre.

Eurostandard banka është në fakt edhe banka e vetme në shtet e cila klientëve të saj ua dërgon ndihmën pagesore drejtëpërdrejtë në shtëpinë e tyre, dhe atë në të gjithë territorin e shtetit.

“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen me pandeminë e cila na prek të gjithëve dhe duke iu referuar rekomandimeve që popullsia të mos dalë nga shtëpia pa ndonjë nevojë më të madhe, duam që t’u ndihmojmë të gjithë klientëve tonë të cilët nuk kanë mundësi që të tërheqin mjetet e tyre nga ekspoziturat, me qëllim që të mos ekspozohen ndaj rrezikut shtesë. Besojmë që me këtë gjest do të kemi të paktën sukses që të kontribuojmë për mbrojtje më të madhe të popullsisë”.

Përndryshe, ekspozitura Qendër e cila është destinuar ekskluzivisht për përdoruesit e kompenzimit nga Ministria për punë dhe politikë sociale, kapacitetet e saj i ka vendosur në maksimum me çrast të gjithë sportelet e ekspoziturës nga ora 08 deri në ora 16 nga e hëna në të premte do të jenë në dispozicion të klientëve.

Për më tepër, për përdoruesit e Mastercard debit kartelës, Banka mundësoi përparësi shtesë që mjetet e tyre të mund të tërheqin pa kompenzim, si në bankomatet e Eurostandard bankës, si dhe në bankomatet e bankave tjera.

Me respekt
EUROSTANDARD BANKA SH.A. SHKUP