Orari i ri i punës të Qendrës të Eurostandard Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se Eurostandard banka ka bërë ndryshimin e orarit të punës të Qendrës të bankës e cila nga data 13.07.2020 do të jetë në dispozicion për klientët çdo ditë punë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Të shtunën, Qendra e bankës nuk do të jetë në dispozicion për klientët.

Apelojmë që t'u përmbaheni masave për parandalim, përdorni maskën mbrojtëse/shallin dhe respektoni distancën prej 2 metrash.

Banka vazhdon me regjimin e përforcuar të higjienës dhe mirëmbajtjes të hapësirave dhe bankomateve me qëllim të mbrojtjes më të madhe të vizitorëve dhe të punësuarve .

 

Me respekt,
EUROSTANDARD BANKA SH.A. SHKUP